Muzeu hebarik në Vlorë/ Administrativja e Lushnjës lë në fuqi pezullimin e punimeve

Muzeu hebarik në Vlorë/ Administrativja e Lushnjës lë në fuqi pezullimin e punimeve

Dhjetëra qytetarë vlonjatë që mbështesin kauzën e mbrojtjes së identitetit të qytetit të tyre kanë udhëtuar sot në Lushnjë, ku është mbajtur seanca e gjykimit në themel për çështjen e muzeut hebraik në Vlorë. Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Lushnjë një muaj më parë pezulloi punimet e muzeut hebraik në Vlorë pas denoncimit të grupit iniciator. Sot, gjyqtari Embro Ahmetaj ka kërkuar që mediat të mos jenë prezente gjatë seancës. Qytetarët vlonjatë dhe lushnjare në mbrojtje të kauzës u shprehën se janë kundër ndërtimit të muzeut hebraik mbi muzeun Labëria, që cenon sipas tyre historinë kombëtare. Trupa gjykuese pasi ka dëgjuar palët, ka vendosur të vazhdojë ndalimi i punimeve për muzeun hebraik. Kjo është pritur si një fitore nga pjesëmarrësit, ndërsa një prej avokatëve...