Murtaja apo ‘pneumonia e panjohur’? Mister në Rusi pas vdekjes së studiueses 28-vjeçare
Vdekja e një laboranteje 28-vjeçare në Siberi ka shkaktuar shqetësim, pasi ajo punonte në Institutin e Kërkimeve Kundër Murtajës në Irkutsk dhe u shtrua në spital me pneumoni të rëndë. Rreth 200 persona që mund të kenë pasur kontakt me të janë vendosur nën vëzhgim mjekësor, ndërsa autoritetet kanë marrë masa epidemiologjike në zonë. Sipas raportimeve të mediave ruse, gruaja, e identifikuar si Daria Sipilova, ndërroi jetë në orët e para të 2 tetorit, pasi ishte shtruar në spitalin rajonal të Shelekhovit më 29 shtator me probleme të rënda pulmonare. Fillimisht u raportua se ajo mund të ishte infektuar me murtajë pneumonike, madje disa media dhe kanale në Telegram pretenduan se gjatë punës në laborator i ishte thyer një epruvetë që përmbante bakterin Yersinia pestis,...
Burimi:
syri.net