Mundi Vorën, Teuta e gdhin në krye të Superiores

Mundi Vorën, Teuta e gdhin në krye të Superiores

Teuta- Vora 2-0 (Umijego 45+2′, Pedro 90+5’pen) Me dy gola shënuar në ekstemet e çdo pjese, Teuta e Durrësit mposh Vorën dhe shkon në kuotën e 10-të pikëve. Një më shumë se Egnatia e cila luan nesër në Elbasan me vendasit verdheblu. E gjithë ndeshja ishte nën kontrollin e durrsakëve të cilët edhe pse racionalë në fushë arritën ta zgjidhnin me Umejegon në fundin e pjesës së parë dhe penalltinë e fituar nga Pedro dhe të shënuar po ai në të 90+5′. Ndërkohë nesër java e katërt mbyllet me Laçi- Vllaznia dhe AF Elbasani- Egnatia./ Sportiim.al/ Post navigation