Mund të kemi një surprizë nga Kosova ose Shqipëria? Zvicra publikon listën, nuk ndodhet Lorent Tolaj

Mund të kemi një surprizë nga Kosova ose Shqipëria? Zvicra publikon listën, nuk ndodhet Lorent Tolaj

Zvicra ka publikuar listën në ditën e sotme sa i përket ndeshjeve që do të zhvillojë në muajin shtator. I gjithë interesi ishte për të parë nëse në të do të ishte edhe emri i Lorent Tolajt. Sulmuesi shqiptar u përfol se kishte refuzuar Kosovën dhe Shqipërinë pasi ishte në pritje të një ftese nga Zvicra. Por ajo që ra në sy ishte mungesa e emrit të Tolajt, jo vetëm në listën kryesore, por edhe në listën e pritjes. Një vendim i habitshëm ky duke parë se Tolaj ka realizuar dy gola me Bristol City në Championship, por më shumë se golat, ka zhvilluar ndeshje mbreslënëse. Mbetet të shihet nëse mund të kemi një surprizë të madhe me emrin e Tolajt në listën e Kosovës...