Mourinho vë me “shpatulla pas murit” drejtuesit e Real Madridit, dy mundësi për të plotësuar kushtin e portugezit

Mourinho vë me “shpatulla pas murit” drejtuesit e Real Madridit, dy mundësi për të plotësuar kushtin e portugezit

1 Tetor 2026 18:30 Telesport Ditën e djeshme, Real Madrid konfirmoi se Raul Asencio do t’i nënshtrohet një operacioni në këmbën e djathtë dhe pritet të mungojë për disa muaj. Edhe pse spanjolli ka pasur një rol dytësor së fundmi te madrilenët, Jose Mourinho ka kërkuar nga drejtuesit e klubit afrimin me patjetër të një qendërmbrojtësi gjatë merkatos së janarit. Sipas Defensa Central, bordi i klubit madrilen po shqyrton dy opsione për të përmbushur kërkesën e trajnerit. I pari është gjetja e një mbrojtësi qendre me përvojë, i cili mund të vijë në “Santiago Bernabeu” në formë huazimi Opsioni i dytë është afrimi i një mbrojtësi që është pranë përfundimit të kontratës aktuale, i cili për këtë arsye mund të transferohet me një çmim relativisht...