Mourinho shpërthen për pezullimin me 4 ndeshje të Vinicius: “Macja fshihet, por bishti i duket…”

Mourinho shpërthen për pezullimin me 4 ndeshje të Vinicius: “Macja fshihet, por bishti i duket…”

15 Tetor 2026 9:23 Alfred Lleshi José Mourinho, pas fitores së Real Madridit ndaj Romës në Champions League, kritikoi mënyrën dhe kohën kur u njoftua pezullimi me 4 ndeshje i Vinicius Junior: “A ju duket normale që një futbollist i një skuadre spanjolle, përpara një ndeshjeje të rëndësishme për futbollin spanjoll, të mësojë se do të pezullohet për 4 ndeshje? Mund ta kishin bërë njoftimin nesër në mëngjes. Ne duhet të vijmë me autobus në stadium dhe të mësojmë se Viniciusi është pezulluar. Në portugalisht thuhet: ‘Macja fshihet, por bishti i duket’. Tani kjo mace endet e lirë dhe bëhen gjëra pa pikë turpi. Nuk më duket normale që një lojtar të marrë një lajm të tillë dy orë para ndeshjes. Është sikur ta vrasësh para...