MOTOGP/ Mark Markez bën fenomenin, fiton në Misano dhe kap Martinin në krye

MOTOGP/ Mark Markez bën fenomenin, fiton në Misano dhe kap Martinin në krye

Pas suksesit të shtunën në Sprint, Mark Markez ka fituar të dielën edhe Çmimin e Madh të San Marinos, duke kompletuar një fundjavë perfekte. Piloti i Dukatit zhvilloi një garë të shkëlqyer në Misano dhe u rikthye në krye të klasifikimit të Botërorit MotoGP. Në vendin e dytë u rendit vëllai i tij, Aleks Markez, ndërsa podiumi u plotësua nga Pedro Akosta me KTM. Horge Martin e mbylli garën në vendin e pestë dhe tashmë ndan kreun e klasifikimit me Mark Markez, me nga 274 pikë. Gara nisi me Marko Becekin në krye, pasi italiani startoi nga “pole position”. Megjithatë, fati nuk ishte në anën e tij. Beceki humbi pjesën e përparme të motorit dhe u rrëzua që në xhiron e parë, duke u detyruar...