MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e premte, 25 shtator 2026…
Edhe për ditën e premte vendi ynë parashikohet të ketë mot të paqëndrueshëm. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura e alternime kthjellimesh të herëpashershme. Vranësirat parashikohen të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët fillimisht përgjatë vijës bregdetare e më pas pritet të shtrihet në pjesën tjetër të territorit.Përgjatë Ultësirës Perëndimore reshjet parashikohen të jenë në formën e shtrëngatave afatshkurtra shoqëruar më shkarkesa elektrike lokalisht breshër në male në verilindje-lindje e juglindje reshje në formën e flokëve të borës.Era do të fryjë me drejtim kryesor juglindje – verilindje me shpejtësi mesatare 7 m/s, përgjatë vijës bregdetare e kryesisht atë veriperëndimore e zonave luginore,era fiton shpejtësi deri në 17m/s. Valëzimi në dete i forcës 2-3 ballë. Post navigation
Burimi:
sarandanews.com