MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 21 tetor 2026…

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 21 tetor 2026…

Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme.Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti sot parashikohet të jetë me vranësira mesatare deri të dendura. Reshjet e shiut me intensitet të ulët priten të bëhen të pranishme që në orët e mëngjesit, fillimisht përgjatë vijës bregdetare e gradualisht do të shtrihen edhe në pjesën tjetër të vendit.Hera-herës në zonën e veriperëndimit priten reshje shiu me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave, shoqëruar me shkarkesa elektrike.Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 8 m/s, e cila hera-herës, kryesisht përgjatë vijës bregdetare, pritet të arrijë shpejtësi deri 16 m/s, shoqëruar me valëzim të ulët në dete, të forcës 2-4 ballë. Post navigation