MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 16 shtator 2026…

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 16 shtator 2026…

Ditën e mërkurë pritet që vendi ynë të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash mesatare e lokalisht të dendura përgjatë relieveve kodrinore malore të territorit prej orëve të mesditës e pasdite.Vranësirat pritet të shoqërohen me reshje shiu me intensitet kryesisht të ulët përgjatë relieveve malore kryesisht në jug kryesisht gjatë orëve të mesditës e pasdites. Era parashikohet të fryjë me drejtim kryesor verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 7m/s. Valëzim në det të forcës 1-2 ballë. Post navigation