MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 27 tetor 2026…
Shërbimi Ushtarak Meteorologjik bëri të ditur se vendi ynë ditën e martë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët, por nuk do të mungojnë vranësirat kalimtare të pakta deri mesatare, kryesisht në relievet malore të vendit.Në zonën e verilindjes prej orëve të pasdites vranësirat mesatare dhe hera-herës deri të dendura shoqëruar me reshje shiu afatshkurtra dhe të dobëta në formën e pikave.Era parashikohet të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 9 m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtësi deri në 18 m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-4 ballë.Post navigation
Burimi:
sarandanews.com