MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 13 shtator 2026…

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 13 shtator 2026…

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njoftoi se vendi ynë ditën e diel do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.Moti parashikohet me kthjellime në veri, lokalisht përgjatë vijës bregdetare e në qendër të vendit, dhe alternime vranësirash më të theksuara në jug e lindje të territorit.Vranësirat pritet të shoqërohen me reshje shiu afatshkurtra e lokale me intensitet të ulët në jug, kryesisht në relievet e larta kodrinore-malore, në orët e mesditës dhe pasdites.Era do të fryjë me drejtim kryesor veriperëndim-verilindje, me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa në lugina, male dhe bregdet, sidomos në jug era hera-herës pritet të arrijë shpejtësi deri në 16 m/s. Valëzimi në detet Adriatik e Jon pritet të jetë i forcës 2-4 ballë.Post navigation