Moti sot, kthjellime dhe vranësira, ja si do të jetë e shtuna
Gjatë ditës së shtunë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash, kryesisht mesatare, të cilat do të jenë më të theksuara në zonat malore në veri të vendit. Era do të fryjë nga drejtimi veriperëndim-jugperëndim, me shpejtësi mesatare 7 m/s. Përgjatë vijës bregdetare dhe në lugina, shpejtësia e erës do të arrijë deri në 12 m/s. Në det, valëzimi parashikohet i forcës 1–3 ballë.
Burimi:
kohajone.com