Moti sot i kthjellët dhe kushte të qëndrueshme atmosferike! Parashikimi i motit për ditën e sotme, në zonat malore priten…

Moti sot i kthjellët dhe kushte të qëndrueshme atmosferike! Parashikimi i motit për ditën e sotme, në zonat malore priten…

Vendi ynë pritet të përfshihet të shtunën nga kushte të qëndrueshme atmosferike, me mbizotërim të motit të kthjellët në pjesën më të madhe të territorit. Sipas parashikimit, vranësira të pakta dhe kalimtare do të shfaqen kryesisht përgjatë zonave malore, ndërsa në pjesën tjetër të vendit moti do të mbetet kryesisht i kthjellët. Era do të fryjë nga verilindja dhe lindja, me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s. Përgjatë vijës bregdetare në veriperëndim, era pritet të forcohet herë pas here, duke arritur shpejtësi deri në 15 m/s. Në det, valëzimi parashikohet të jetë i forcës 1–3 ballë.