Moti ben kthesë drastike në fundjavë! Shi,shtërngata, ulje temperaturash dhe breshër në zonat malore

Moti ben kthesë drastike në fundjavë! Shi,shtërngata, ulje temperaturash dhe breshër në zonat malore

Pas ditëve me temperatura të larta, moti pritet të ndryshojë ndjeshëm gjatë fundjavës. Reshjet do të shtrihen në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa në zonat malore nuk përjashtohen shtrëngatat, shkarkesat elektrike dhe breshëri. Moti pritet të pësojë një ndryshim të dukshëm gjatë fundjavës, me shtim të vranësirave dhe rikthim të reshjeve të shiut në pjesën më të madhe të territorit. Sipas sinoptikanes Eneida Doçi, ndryshimi i situatës meteorologjike nis që sot, me shtim të vranësirave gjatë orëve të pasdites, kryesisht në veri dhe në zonat perëndimore përgjatë relievit malor. Reshjet pritet të jenë lokale dhe afatshkurtra, ndërsa gjatë mbrëmjes vranësirat do të shtohen në të gjithë vendin. E shtuna sjell reshje dhe shtrëngata Ditën e shtunë priten alternime të kthjellimeve me vranësira mesatare...