MOSKA PO SHFRYTEZON ÇARJET NË BALLKAN/ PARALAJMËRIMI I ISH-ZYRTARIT AMERIKAN
Rruga ende e papërfunduar e vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt Bashkimit Evropian dhe NATO-s po krijon hapësirë për rritjen e ndikimit rus në rajon. Alarmi vjen nga Matthew Palmer, ish-Përfaqësues Special i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, i cili në një intervistë për agjencinë FENA tha se Moska kërkon të identifikojë dhe të shfrytëzojë dobësitë politike, sociale dhe institucionale në Evropë dhe veçanërisht në Ballkan. Sipas Palmer, një nga fushat ku Rusia mund të zgjerojë ndikimin është edhe hapësira online. Dezinformimi dhe manipulimi i informacionit, paralajmëron ai, mund të thellojnë ndarjet politike e shoqërore dhe të dobësojnë më tej besimin te institucionet. Palmer e cilëson Ballkanin Perëndimor si veçanërisht të ekspozuar, për shkak të përçarjeve politike dhe sociale në disa vende të rajonit. Në...
Burimi:
ntv.al