Moska: Gjermania po u shpall luftë Rusisë –
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka reaguar ashpër ndaj akuzave të Gjermanisë për përfshirjen e Rusisë në incidentin me dron në aeroportin e Leipzigut. Duke iu referuar dronit të gjetur pranë një avioni ukrainas në aeroportin Leipzig-Halle, Lavrov tha se autoritetet gjermane e cilësuan atë si rus pa kryer, sipas tij, një hetim të mjaftueshëm. “Kjo është në thelb fillimi i një lufte të vërtetë”, deklaroi Lavrov, duke kritikuar njëkohësisht masat e Berlinit ndaj përfaqësive diplomatike dhe institucioneve ruse në Gjermani. Lavrov komentoi edhe deklaratat e kancelarit gjerman Friedrich Merz për forcimin e ushtrisë gjermane, duke pretenduar se Berlini po zbaton në praktikë planet për ta kthyer Gjermaninë në fuqinë kryesore ushtarake të Evropës. “Ai në thelb po na shpall luftë. Dhe mësimet e...
Burimi:
javanews.al