“Moshatarët e mi kanë nga 30 ndeshje, unë luajta ndeshjen e 4-t në 5 vite”, Muçi: Kam mësuar shumë nga Salah

“Moshatarët e mi kanë nga 30 ndeshje, unë luajta ndeshjen e 4-t në 5 vite”, Muçi: Kam mësuar shumë nga Salah

Shqipëria ka mposhtur Bjellorusinë me shifrat 2-0. Asllani nga pika e bardhë e penalltisë dhe Muçi ishin autorët e golave të shënuar në “Air Albania”. Pas përfundimit të takimit, trajneri dhe lojtarët kanë dhënë intervistat e tyre për mikrofonin e “TV Klan”. Muçi: “A e kam fituar vendin në Kombëtare? Nuk e di. Kombëtarja ka shumë konkurrencë. Janë më të mirët që vijnë këtu. Jam shumë i lumtur për fitoren. Ndjesi që kisha kohë që nuk e kisha provuar. Me Kombëtaren nuk kam luajtur shumë. Ishte ndesha e 4-t si titullar, kur kam 5 vite që e kam bërë debutimin. Kur nuk luan shumë është emocioni, pritshmëria nga tifoët dhe ata që të shikojnë. Do t’i bësh krenar. Kështu që normale që goli të çliron....