“Mos udhëtoni”/ SHBA ngre alarmin për murtajën pneumonike në Rusi

“Mos udhëtoni”/ SHBA ngre alarmin për murtajën pneumonike në Rusi

Ambasada e SHBA-së në Rusi ka lëshuar një paralajmërim për qytetarët amerikanë pas raportimeve për një rast të dyshuar të murtajës pneumonike në rajonin e Irkutskut, ku një person raportohet të ketë humbur jetën. Autoritetet amerikane bëjnë me dije se po e ndjekin situatën nga afër, ndërsa në zonë janë marrë masa karantine dhe janë raportuar mbyllje të spitaleve. Në njoftimin e saj, Ambasada amerikane thekson se aftësia e qeverisë së SHBA-së për të ndihmuar qytetarët amerikanë në Rusi është e kufizuar, veçanërisht jashtë Moskës. Po ashtu, personeli amerikan mund të përballet me kufizime shtesë për udhëtimet në zona të caktuara për shkak të shqetësimeve shëndetësore dhe të sigurisë. SHBA ka rikujtuar se këshillimi i Departamentit të Shtetit për Rusinë mbetet në nivelin 4, “Mos...