“MOS NA LINI PËRSËRI NË BALTË”/ Rama mesazh Europës për integrimin e Shqipërisë
Kryeministri Edi Rama u ndal te perspektiva europiane e Shqipërisë dhe e vendeve të Ballkanit Perëndimor gjatë Konferencës Ndërparlamentare me përfaqësues të institucioneve shqiptare, Parlamentit Europian dhe parlamenteve të vendeve europiane. Rama theksoi se, pavarësisht debateve politike brenda vendit, anëtarësimi në Bashkimin Europian mbetet një nga çështjet për të cilat, sipas tij, ekziston dakordësi e gjerë në politikën shqiptare. Ai u bëri thirrje vendeve europiane që të vijojnë vëmendjen ndaj Ballkanit Perëndimor, duke paralajmëruar se një mospërfshirje e rajonit do të kishte pasoja më të gjera sesa një dështim politik. “Krahasuar me vendet europiane, ne kemi përparësi, sepse ende ne e dashurojmë BE-në. Nuk ndodh fiks kështu me vendet tuaja, ku më shumë merret si e mirëqenë BE-ja”, deklaroi Rama. Kryeministri tha se Shqipëria përballet...
Burimi:
ntv.al