MOS MBANI SHPRESE/ GAZETARI GJERMAN: PROGRAMI I FITUESVE NE SERBI ESHTE I TMERRSHEM

MOS MBANI SHPRESE/ GAZETARI GJERMAN: PROGRAMI I FITUESVE NE SERBI ESHTE I TMERRSHEM

Gazetari i gazetës gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung, Michael Martens, ka publikuar një analizë sa i përket programit të politikës së jashtme të lëvizjes studentore në Serbi, duke vlerësuar se qëndrimet e saj ndaj Kosovës, Rusisë dhe rajonit përputhen me nacionalizmin serb të presidentit Aleksandar Vuçiq dhe Partisë Progresive Serbe. Në një seri prej tetë postimesh në rrjetin social X, Martens shkruan se, ndonëse zgjedhjet parlamentare në Serbi u përcaktuan kryesisht nga çështjet e brendshme, politika e jashtme do të jetë një sfidë e rëndësishme për qeverinë e re. Sipas tij, programi i lëvizjes studentore përfaqëson një dokument të nacionalizmit dhe prapambetjes politike serbe, ndërsa zbatimi i tij do të nxiste pashmangshëm konflikte në rajon. Martens thekson se lëvizja studentore jo vetëm që nuk e njeh...