Mos i kurseni!’/ BIRN: Plumbat e gomës kundër protestuesve dhe gazetarëve
Mos i kurseni!’/ BIRN: Plumbat e gomës kundër protestuesve dhe gazetarëve Plagosja e rëndë në sy e një protestuesi 24-vjeçar ka vënë në qendër të vëmendjes përdorimin e plumbave të gomës nga policia shqiptare, duke ngritur dyshime për shkelje sistematike të standardeve ndërkombëtare të përdorimit të forcës. Qendra e Tiranës ishte mbuluar nga retë e gazit lotsjellës pasditen e 24 tetorit, ndërsa krismat e armëve të policisë përziheshin me shpërthimet e kapsollave dhe fishekzjarrëve të protestuesve Mes përplasjeve pranë Teatrit të Kukullave, Erjon Vishkulli, një i ri nga Elbasani dhe pjesëtar i grupimit të tifozëve “Tifozët Kuq e Zi”, u godit nga një plumb gome në syrin e majtë. Në pamjet filmike të incidentit, Vishkulli shihet duke vrapuar në drejtim të sheshit “Skënderbej”, larg vijës...
Burimi:
sot.com.al