“Mos i bëni nënat me lot!” E moshuara u drejtohet policëve: Dilni të parët në protestë, mos e shisni veten për 2500 euro
Një e moshuar, pjesëmarrëse në protestën përpara Kuvendit, u ka bërë thirrje punonjësve të policisë të mos ushtrojnë dhunë ndaj të rinjve dhe t’i bashkohen protestës. Ajo kritikoi shpërblimin prej 2.500 eurosh për efektivët, duke e lidhur atë me dhunën ndaj protestuesve. Me shqetësimin se edhe ky brez mund të largohet nga vendi, ajo kërkoi që të mos shkaktohen më lot te nënat dhe deklaroi se do të qëndrojnë në protestë deri në dorëheqjen e drejtuesve të qeverisë. “Hiqini kapelet, se do t’ia dilni. Burgu për burrat është. Të dalin të parët në protestë policët. Mos kini frikë. Është turp të ulet një polic, është turp se është prind dhe ai, të ulë veten duke marrë 2.500 euro, duke rrahur fëmijët. Nëse ikën prapë ky...
Burimi:
gijotina.com