Mos bini në kurth/ Nazarko hedh ‘bomben’: Rama ka interes që protesta të përshkallëzohet

Mos bini në kurth/ Nazarko hedh ‘bomben’: Rama ka interes që protesta të përshkallëzohet

Protesta qytetare dhe mënyra se si po reagon qeveria ndaj saj kanë qenë në fokus të komentit të gazetarit Mentor Nazarko. Nazarko deklaroi se, sipas tij, mazhoranca mund të ketë interes që protesta të përshkallëzohet, pasi një situatë e tillë do ta vendoste atë në pozita më të favorshme për t’u paraqitur si viktimë, si në sytë e opinionit publik, ashtu edhe përballë faktorit ndërkombëtar. Sipas Nazarkos, pikërisht kjo mund të shpjegojë edhe reagimin e kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë ndaj zhvillimeve në protestë. “Mazhoranca ka interes që protesta të arrijë në nivele përshkallëzimi që e negativizojnë atë, qoftë në sytë e opinionit publik, qoftë në sytë e opinionit ndërkombëtar”, deklaroi Nazarko. Ai tha se problemi kryesor mbetet ruajtja e masës dhe mënyra se si...