“Mora fjalë” zhduket nga platformat online, flet autori i këngës
Kënga “Mora fjalë”, një prej këngëve më të njohura në Kosovë dhe mbarë shqiptarinë, është larguar nga platformat online pas një kontesti lidhur me të drejtat e autorit. Bëhet fjalë për versionin origjinal të këngës, të interpretuar nga Shkurte Fejza, ndërsa autor i tekstit dhe kompozimit është Naim Gjoshi. Përmes zyrës ligjore “NewWay Consulting”, Gjoshi ka konfirmuar për KosovaPress se ka kërkuar vetë largimin e këngës nga kanalet zyrtare dhe platformat online. “NewWay Consulting”, në cilësinë e përfaqësuesit ekskluziv të Naim Gjoshit për mbrojtjen e të drejtave të tij mbi tekstet dhe kompozimet, ka bërë të ditur se çdo publikim apo shpërndarje e veprave të tij pa autorizim në YouTube, Facebook, Instagram, TikTok apo platforma të tjera konsiderohet përdorim i paautorizuar. Sipas zyrës ligjore, të...
Burimi:
javanews.al