Mora babin në telefon dhe nuk e besonte, këta lojtarë i kam parë nga televizori – Balkanweb.com – News24

Mora babin në telefon dhe nuk e besonte, këta lojtarë i kam parë nga televizori – Balkanweb.com – News24

Samuele Sina është padyshim risia e madhe e trajnerit të Kombëtares, Rolando Maran, i cili ka vendosur të afrojë mbrojtësin 19-vjeçar nga Union Breshia në Serinë C për sfidat e Ligës së Kombeve. Një grumbullim surprizë për opinionin sportiv e padyshim edhe për vetë futbollistin, i cili ka treguar në një intervistë emocionet e tij për këtë ftesë të parë dhe objektivat që ka në këtë grumbullim bashkë me shokët e ekipit. “Jam shumë i kënaqur që jam këtu me ekipin e parë, lajmin e kam marrë kur isha në makinë, duke mbaruar stërvitjen me Breshian, gjëja e parë që bëra mora babin në telefon, i thashë direkt. Babi nuk e besonte, sa erdha në shtëpi mora gjyshin, nënën… Kam qenë me U19 dhe kam...