Monopolisti më i madh i Shqipërisë/ Skema tinëzare se si Dritan Bellaj po monopolizon importin e shumë artikujve

Monopolisti më i madh i Shqipërisë/ Skema tinëzare se si Dritan Bellaj po monopolizon importin e shumë artikujve

Ndërsa qeveria trumbeton me të madhe se po lehtëson jetesën e qytetarëve përmes uljes së TVSH-së për produktet e shportës, realiteti në tregun shqiptar po diktohet nga një skemë krejt tjetër. Në prapaskenë po instalohet një monopolizim në seri që asgjëson çdo ulje taksash. Në qendër të kësaj loje të rrezikshme që po vret konkurrencën e lirë është Dritan Bellaj, pronari i kompanisë “Eurolab International Group shpk”. Përmes vendimeve të njëpasnjëshme të administratës doganore, Bellaj po shndërrohet në një nga monopolistët më të fuqishëm dhe më të paprekshëm të vendit. Rasti më i fundit janë dy urdhra të drejtorisë së Përgjithshme të doganave, të cilat fusin mbi 20 produkte importi të konsumit të përditshëm në regjim monopol, me tregtar të vetëm zotin Bellai. Pas “Lemon...