Momente prekëse në Spanjë, i riu ribashkohet me familjen pas aksidentit hekurudhor (VIDEO)

Momente prekëse në Spanjë, i riu ribashkohet me familjen pas aksidentit hekurudhor (VIDEO)

Qindra familje në Spanjë janë në ankth pas aksidentit tragjik hekurudhor që ndodhi të mërkurën në mëngjes, më 28 tetor, pranë Toledos, ndërsa presin të mësojnë nëse të afërmit e tyre janë mes 68 viktimave të konfirmuara deri më tani. Siç raporton laregion.es, një i ri me emrin Erik, i cili ndodhej në njërin prej dy trenave të përfshirë në aksident, u ribashkua këtë pasdite me familjen e tij në stacionin Santa Justa të Seviljes. Kamerat televizive filmuan momentin prekës kur i riu përqafon një grua, që dyshohet se është nëna e tij. Të dy përqafohen fort, ndërsa Eriku nuk i përmban dot emocionet dhe shpërthen në lot. Familjarët shfaqen të lehtësuar që ai ka shpëtuar dhe është mirë me shëndet. Pak më vonë, pasi...