“Moment i rëndësishëm për Shqipërinë” – Dje mori detyrën, ambasadorja e BE në Tiranë jep mesazhin e parë: Jam këtu për të mbështetur çdo hap drejt integrimit (VIDEO)
Ambasadorja e re e Bashkimit Europian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa, ka reaguar për herë të parë pas marrjes zyrtare të detyrës në Tiranë 24 orë më parë, ku zëvendëson në këtë post Silvio Gonzaton. Përmes një videomesazhi të publikuar në rrjetet sociale, diplomatja u prezantua me publikun shqiptar në nisje të mandatit të saj katërvjeçar. Në mesazhin e saj të parë, Moreira de Sousa e cilësoi si një nder shërbimin në Shqipëri në një moment kaq përcaktues për procesin e anëtarësimit. Ajo garantoi se, së bashku me ekipin e Delegacionit të BE-së, do të angazhohet maksimalisht për të lehtësuar çdo hap të vendit drejt familjes europiane, duke nënvizuar edhe rëndësinë e bashkëpunimit me shtetet anëtare. “Është një nder të jem këtu, në një...
Burimi:
javanews.al