Modernizimi i bujqësisë, ministri Salla: Mbi 3 miliardë lekë çdo vit për ujitjen, kullimin dhe mbrojtjen nga përmbytjet
Investimet për ujitjen, kullimin dhe mbrojtjen nga përmbytjet në Shqipëri arrijnë në 10 miliardë lekë për periudhën 2025-2027, ndërsa çdo vit për këto tri fusha financohen mbi 3 miliardë lekë. Shifrat u bënë të ditura nga ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, gjatë konferencës ndërkombëtare “ALBANIA WATER 2030”. Në konferencë, ku morën pjesë ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj, ambasadori i Spanjës, rektori i Universitetit Bujqësor të Tiranës, përfaqësues të CIHEAM Zaragoza dhe ekspertë të fushës, u diskutua për menaxhimin e burimeve ujore, përmirësimin e sistemeve të ujitjes dhe sfidat që sjellin ndryshimet klimatike për bujqësinë. Salla tha se modernizimi i sektorit kërkon investime afatgjata, të mbështetura në studime dhe ekspertizë shkencore, në mënyrë që fermerët të përfitojnë shërbime më të mira dhe prodhimi...
Burimi:
kohajone.com