Mjeshtëria e Rexhep Rexhepit vlerësohet edhe nga sipërmarrësi britanik Dillon Bhatt

Mjeshtëria e Rexhep Rexhepit vlerësohet edhe nga sipërmarrësi britanik Dillon Bhatt

Përtej çmimit të madh që mori në Gjenevë, ora “RRCHF Chronograph Flyback” e orëndreqësit kosovar Rexhep Rexhepi ka tërhequr vëmendjen edhe për mjeshtërinë teknike dhe punën e artizanëve që qëndrojnë pas saj. Sipërmarrësi britanik Dillon Bhatt, themelues i kompanisë LuxeForte dhe njohës i industrisë së orëve luksoze, i ka kushtuar një postim Rexhepit dhe ekipit të tij, pas fitimit të çmimit “Aiguille d’Or” në edicionin e vitit 2026 të Grand Prix d’Horlogerie de Genève (GPHG). Bhatt ka treguar se ka pasur mundësinë ta shqyrtojë nga afër modelin “RRCHF” në dy versione: atë prej ari rozë me fushë të zezë dhe versionin prej platini me fushë blu “Storm”, i cili u shpall fitues i çmimit kryesor. Ai ka veçuar edhe bisedat me disa prej artizanëve që...