“Mjaft me paralajmërime!”/ Policia Bashkiake e Tiranës aksion ndaj parkimeve të gabuara: Do të merren masa
Policia Bashkiake e Tiranës ka publikuar pamjet nga një aksion për ndëshkimin e shkeljeve të rregullave të parkimit, ku dy automjete janë konstatuar të parkuara në mënyrë të gabuar në zonën pedonale në ish-Bllok dhe janë larguar me karrotrec. Përmes një reagimi, Policia Bashkiake u ka bërë thirrje drejtuesve të automjeteve që të respektojnë rregullat dhe hapësirat e përbashkëta, duke paralajmëruar se shkeljet do të shoqërohen me masa konkrete. “Mjaft më me paralajmërime dhe masa pa asnjë reagim!Pse duhet të presim gjoba dhe karrotrecin që të kuptoni se rregullat duhen respektuar? Nuk është e nevojshme të vijë gjithmonë dikush t’ju detyrojë të bëni atë që duhet të bëni vetë. Nëse vazhdoni të mos respektoni rregullat, atëherë do të merren masat përkatëse, pa paralajmërime të pafundme.Respektoni...
Burimi:
javanews.al