Mjaft është mjaft/ Picula shpërthen ndaj Vuçiçit: Hiq dorë, edhe pak kohë ka mbetur

Mjaft është mjaft/ Picula shpërthen ndaj Vuçiçit: Hiq dorë, edhe pak kohë ka mbetur

Eurodeputeti kroat dhe raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë, Tonino Picula, ka deklaruar se Serbia është e lirë të zgjedhë rrugën e saj politike, por nëse synon anëtarësimin në Bashkimin Evropian, duhet të heqë dorë nga revizionizmi historik dhe të respektojë vlerat evropiane. Deklarata e tij vjen pas varrimit të Ratko Mlladiqit, ish-komandantit të Ushtrisë së Republika Srpska, i cili është dënuar përfundimisht për gjenocid dhe krime lufte. Picula tha se ceremonia e varrimit të Mlladiqit duhet të shërbejë si një pikë kthese për Bashkimin Evropian në raport me autoritetet në Beograd dhe veçanërisht me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq. Sipas tij, BE-ja duhet të ndryshojë qasjen ndaj Beogradit, pasi hapësira për diplomaci dhe tolerim po ngushtohet gjithnjë e më shumë. “Varrimi i kriminelit të luftës...