Mitrush Kuteli, 119 vjet nga lindja e shkrimtarit dhe ekonomistit të shquar shqiptar
Akademia e Shkencave e Shqipërisë kujtoi sot, në 119-vjetorin e lindjes, shkrimtarin, përkthyesin, ekonomistin dhe studiuesin Dhimitër Pasko, i njohur në letërsi me pseudonimin Mitrush Kuteli. Mitrush Kuteli lindi më 13 shtator 1907 në Pogradec dhe u shqua për kontributin e tij në letërsi, publicistikë, folklor, kritikën letrare, ekonomi dhe financë. Më 1926-n, 19- vjeçari Kuteli ishte një nga themeluesit dhe drejtuesit e Shoqërisë së nxënësve shqiptarë të Selanikut. Shoqëria u quajt “Kostandin Kristoforidhi”, siç propozoi Dhimitri. Nga viti 1924 kish filluar të botonte në shtypin shqiptar “të jashtëm”, tek “Shqipëria e Re” dhe “Kosova” që dilnin në Kostancë të Rumanisë. Në këto vite Kuteli botoi dhe artikujt e parë në fushën e kritikës letrare – vlerësime, përshtypje, analiza, të dhëna për autorë e vepra,...
Burimi:
kultplus.com