Misteri për murtajën në Siberi, Trump kërkon të flasë direkt me Putinin! SHBA pret shpjegime nga Moska për vdekjen e punonjëses së laboratorit

Misteri për murtajën në Siberi, Trump kërkon të flasë direkt me Putinin! SHBA pret shpjegime nga Moska për vdekjen e punonjëses së laboratorit

Shtetet e Bashkuara po kërkojnë më shumë informacion nga Rusia pas vdekjes së një 28-vjeçareje që punonte në Institutin e Kërkimeve kundër Murtajës në Irkutsk, Siberi. Darya Shipilova vdiq më 2 tetor pasi u shtrua me pneumoni me origjinë të panjohur. Rasti ka shkaktuar shqetësim ndërkombëtar, pasi instituti ku ajo punonte merret me patogjenë të rrezikshëm, përfshirë bakterin që shkakton murtajën. Sipas raportimeve amerikane, autoritetet ruse kanë vendosur në karantinë rreth 200 persona që kanë pasur kontakt me të, ndërsa instituti dhe një spital ku ajo u trajtua janë përfshirë në masat parandaluese. Raportime të pakonfirmuara kanë pretenduar se studiuesja mund të jetë ekspozuar ndaj patogjenit pas thyerjes së një epruvete në laborator, por kjo nuk është konfirmuar nga autoritetet ruse. Agjencia ruse e shëndetit...