Mister dhe alarm, çfarë po ndodh në Rusi? Autoritetet mohojnë shpërndarjen e virusit, por karantinojnë qindra njerëz
Autoritetet ruse kanë këmbëngulur se një studiuese laboratori që vdiq në Siberi javën e kaluar nuk e kishte pasur murtajë ndërsa kishte vendosur në karantinë gati 200 nga kontaktet e saj, duke mbyllur më shumë se 60 kolegë brenda institutit të tyre dhe duke kufizuar aksesin në spitale të shumta, të gjitha pa shpjegime. Darya Shipilova, 28 vjeç, një studiuese në Institutin e Kërkimeve Kundër Murtajës në Irkutsk, u shtrua në Spitalin e Qarkut Shelekhov në fund të shtatorit dhe vdiq të premten e kaluar në mbrëmje. Mbikëqyrësi kombëtar i shëndetit në Rusi, Rospotrebnadzor, tha se mostrat biologjike nga trupi i saj nuk gjetën mikroorganizma të lidhur me punën e saj profesionale dhe se ajo vdiq nga “pneumonia me etiologji të panjohur”. Agjencia tha se...
Burimi:
javanews.al