Mish pule nga Brazili, miell nga Kosova! 79 tonë produkte ndalen në kufi
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit refuzoi hyrjen në Shqipëri të tri ngarkesave me gjithsej 79 tonë produkte. Në Portin e Durrësit, kontrolli i certifikatave çoi në bllokimin e dy ngarkesave me mish pule nga Brazili. Në Morinë, mes problemeve që inspektorët gjetën te një ngarkesë nga Kosova ishin edhe datat e palexueshme të prodhimit dhe të skadencës në ambalazhet e miellit. Sipas njoftimit të AKU-së të 25 nëntorit, kompania ZICO sh.a. kishte importuar nga Brazili gjithsej 54 tonë mish pule. Kur inspektorët në Durrës krahasuan certifikatat e dy ngarkesave me të dhënat e regjistruara në sistem, vunë re se ato nuk përputheshin. Për këtë arsye, AKU vendosi që të dyja ngarkesat t’i ktheheshin vendit të origjinës. Në pikën kufitare të Morinës, subjekti “Mirela Bërdufi” kishte paraqitur...
Burimi:
ntv.al