Mirela Kumbaro: Sot Libohova nuk është vendi i mungesave, por vendi i mundësive (VIDEO)

Mirela Kumbaro: Sot Libohova nuk është vendi i mungesave, por vendi i mundësive (VIDEO)

Në fjalën e saj në seancën plenare të Kuvendit, ministrja e Arsimit dhe drejtuesja politike për qarkun e Gjirokastrës, Mirela Kumbaro, u ndal te lidhja e saj e hershme dhe shpirtërore me Libohovën. Ajo solli në vëmendje sfidat e njohjes gjeografike dhe kulturore të qytetit të saj ndër vite, duke argumentuar se identiteti nuk mbrohet përmes izolimit administrativ, por nëpërmjet zhvillimit të prekshëm ekonomik. “Në dekada nuk më është ndarë frustrimi nga mosnjohja gjeografike e Libohovës dhe më duhej të shpjegoja se ku ndodhet Libohova — qyteti im i dashur, vendlindja e tim eti dhe e shumë brezave të familjes time. Më duhej mbi të gjitha të shpjegoja se Libohova është vend i njerëzve të ditur e të shëtitur,” u shpreh Kumbaro. Ajo theksoi se...