Miratohet stacioni i ri zjarrfikës në Bradashesh të Elbasanit

Miratohet stacioni i ri zjarrfikës në Bradashesh të Elbasanit

Këshilli Bashkiak i Elbasanit miratoi përdorimin e fondit të Emergjencave Civile për ndërtimin e stacionit të ri zjarrfikës në Njësinë Administrative Bradashesh. Stacioni i ri do të ndërtohet pranë godinës së Njësisë Administrative Bradashesh dhe do të shërbejë si një pikë e afërt reagimi për zonën industriale dhe komunitetin përreth, duke synuar uljen e kohës së ndërhyrjes në rast zjarresh dhe emergjencash. Gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak, kryebashkiaku Gledian Llatja raportoi edhe mbi situatën e emergjencave civile gjatë këtij viti. Ai bëri të ditur se shërbimi zjarrfikës ka realizuar rreth 500 dalje, prej të cilave rreth 200 raste janë konsideruar serioze dhe rreth 50 kanë paraqitur rrezik për jetën e qytetarëve. Llatja theksoi se gjatë këtij viti Bashkia Elbasan është pajisur me dy mjete të...