Miratohet në parim projektligji për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore
Komisioni për Kulturë, Turizëm, Sport dhe Rini ka miratuar në parim Projektligjin për Inspektoratin Qendror të Trashëgimisë Kulturore, i cili parasheh krijimin e një agjencie të veçantë për mbikëqyrjen dhe inspektimin e trashëgimisë kulturore në Kosovë. Sipas njoftimit të Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit të Kosovës, projektligji është prezantuar para anëtarëve të Komisionit nga ministrja e Kulturës, Saranda Bogujevci. Gjatë prezantimit, Bogujevci ka theksuar se qëllimi i projektligjit është përmirësimi i mekanizmave të inspektimit në fushën e trashëgimisë kulturore, rritja e kapaciteteve institucionale dhe shtimi i numrit të inspektorëve. “Projektligji parasheh krijimin e një Agjencie të veçantë, e cila do të jetë përgjegjëse për mbikëqyrjen dhe inspektimin e trashëgimisë kulturore në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës, me synim forcimin e mbrojtjes dhe ruajtjes...
Burimi:
kultplus.com