Miqësorja ndaj Ukrainës U-21/ Trajneri Bushi: Të gjithë lojtarët duhet të japin maksimumin, jemi një ekip që nuk dorëzohemi

Miqësorja ndaj Ukrainës U-21/ Trajneri Bushi: Të gjithë lojtarët duhet të japin maksimumin, jemi një ekip që nuk dorëzohemi

Trajneri i Kombëtares U-21, Alban Bushi, ka folur pas publikimit të listës me 23 lojtarët e grumbulluar për ndeshjen miqësore ndaj Ukrainës që do të luhet më 5 tetor në stadiumin “Szentmarjay Tibor Városi Stadion”, në Eger të Hungarisë, në orën 15:30. Në konferencën e sotme për media në “Shtëpinë e Futbollit”, tekniku kuqezi ka komentuar listën e lojtarëve, risitë në skuadër, kundërshtarin që do të ketë përballë dhe si po shkojnë përgatitjet për Euro U-21. Ndër të tjera, trajneri Bushi tha se skuadra ka në fokus jo vetëm ndërtimin e skuadrës për Euro U-21, por edhe përgatitjen e një lojë sa më të bukur dhe triumfit në çdo ndeshje. Afrimet e reja në skuadër – Dua të falënderoj të dy lojtarët, Numan Ajetovikj që...