Miqësorja e parë/ Kombëtarja U-19 përmbys në fund, fiton 3-2 ndaj Lituanisë

Miqësorja e parë/ Kombëtarja U-19 përmbys në fund, fiton 3-2 ndaj Lituanisë

Kombëtarja shqiptare U-19 realizoi një përmbysje të madhe në minutat e fundit ndaj Lituanisë, duke fituar me rezultatin 3-2 në ndeshjen e parë miqësore të zhvilluar në stadiumin e Vorës. Trajneri Fatjon Tafaj e nisi ndeshjen me këtë formacion titullar: Raffaele Huli (GK), Kris Gecaj (C), Leon Sylejmani, Spasian Nasto, Dion Vata, Andreas Llana, Serxho Vogli, Rikardo Sheji, Oliver Blini, Alen Vukaj, Grei Kuqi. Kuqezinjtë kaluan të parët në avantazh në minutën e 18-të me Oliver Blinin, por Lituania reagoi në pjesën e dytë dhe përmbysi rezultatin, duke shënuar dy gola. Shqipëria nuk u dorëzua dhe në minutën e 90-të gjeti golin e barazimit, pas një autogoli të Jokubas Ziedelis, duke rikthyer gjithçka në ekuilibër. Vetëm pak çaste më vonë, kuqezinjtë fituan një penallti. Armend...