Miqësoret kuqezi / Shqipëria U-17 barazon në testin e parë me Malin e Zi U-17

Miqësoret kuqezi / Shqipëria U-17 barazon në testin e parë me Malin e Zi U-17

Shqipëria U17 barazoi 2-2 në ndeshjen e parë miqësore ndaj Malit të Zi U17. Skuadra e drejtuar nga Armand Dama zhvilloi një paraqitje të mirë, duke shënuar dy gola në pjesën e parë. Kuqezinjtë kaluan në avantazh në minutën e 18-të. Hyseni harkoi nga e djathta drejt zonës, ndërsa Ivanoviç devijoi në mënyrë të pavullnetshme topin në rrjetën e portës së skuadrës së tij. Pa u mbushur gjysmë ore lojë, Shqipëria dyfishoi avantazhin me Hysenin, i cili këtë herë e dërgoi vetë topin në rrjetë. Në pjesën e dytë, Mali i Zi ngushtoi diferencën në minutën e 62-të. Shqipëria mbeti me 10 lojtarë në minutën e 83-të, pas kartonit të kuq të marrë nga Sharka. Kur gjithçka po i drejtohej fundit, Mali i Zi gjeti...