“Miqësia”, ekspozita që eksploron lidhjet njerëzore përmes artit në Mainz
Galeria e Arteve në Mainz ka hapur ekspozitën kolektive “Friendship” (Miqësia), e cila përmes fotografisë, instalacioneve dhe formave të tjera të artit bashkëkohor trajton një nga marrëdhëniet më të rëndësishme njerëzore. Ekspozita sjell në vëmendje lidhjen mes individit dhe komunitetit, solidaritetin dhe hapësirat ku krijohen miqësitë, në një kohë kur izolimi shoqëror po bëhet gjithnjë e më i pranishëm. E kuruar nga Marlène Harles, ekspozita bashkon punën e nëntë artistëve ndërkombëtarë, të cilët e shqyrtojnë miqësinë nga këndvështrime të ndryshme, duke ngritur pyetje mbi afërsinë, përkatësinë dhe mundësinë për të krijuar lidhje të qëndrueshme mes njerëzve. Ekspozita hapet me serinë fotografike “We” të fotografit finlandez Tuomo Manninen, një projekt që prej 30 vitesh dokumenton grupe të ndryshme njerëzish në vende të ndryshme të botës. Nga...
Burimi:
kultplus.com