MINUTA E FUNDIT – Arrestohen dy të rinj në Shkodër, ishin shpallur në kerkim pēr kultivim kanabisi…

MINUTA E FUNDIT – Arrestohen dy të rinj në Shkodër, ishin shpallur në kerkim pēr kultivim kanabisi…

Si rezultat i kontrolleve të vazhdueshme për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, specialistët për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, lokalizuan, kapën dhe ndaluan shtetasit:* A. B., 28 vjeç, banues në Shkodër;* S. B., 25 vjeç, banues në fshatin Zagorë.Këta shtetas ishin shpallur në kërkim, pasi Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër kishte nxjerrë urdhër për ndalimin e tyre, si të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike”.Këta 2 shtetas dyshohet se, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, në muajin janar 2026, në kuadër të operacionit...