Ministrja Spahiu: Të dëgjojmë dhe të trajtojmë çdo shqetësim të qytetarëve
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu, ka ndarë në rrjetet sociale një mesazh pas takimit koordinues me drejtuesit e strukturave të shërbimit shëndetësor parësor dhe atij spitalor. Spahiu thekson se problematikat me të cilat përballet sistemi shëndetësor nuk mund të zgjidhen brenda një dite, por nënvizon rëndësinë e dëgjimit të vazhdueshëm të shqetësimeve të qytetarëve dhe angazhimit në terren. Sipas saj, gjatë takimit me drejtuesit e strukturave shëndetësore është kërkuar prani e pandërprerë në terren, dëgjim i shqetësimeve dhe punë e përditshme për adresimin e tyre. “12 orë diskutim nuk mjaftojnë për të zgjidhur gjithçka që qytetarët presin nga sistemi shëndetësor. Por çdo orë e kaluar duke dëgjuar, kuptuar dhe kërkuar zgjidhje është një orë e investuar në përmirësimin e kujdesit për ta....
Burimi:
javanews.al