Ministrja Spahiu: Shërbimet sociale duhet të jenë aty ku janë nevojat e qytetarëve!

Ministrja Spahiu: Shërbimet sociale duhet të jenë aty ku janë nevojat e qytetarëve!

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu, ka theksuar në takimin me drejtuesit rajonalë se prioritet mbetet forcimi i shërbimeve sociale dhe koordinimi i punës mes strukturave qendrore e rajonale. Ajo ka kërkuar që shërbimet të jenë më pranë qytetarëve, të përgjigjen në kohë ndaj nevojave, veçanërisht për familjet dhe kategoritë më të ndjeshme. Në një postim në rrjetet sociale, Spahiu thekson se synimi është ngritja e institucioneve që ofrojnë mbështetje konkrete, si qendrat ditore për fëmijët, duke sjellë shembullin e një nëne që i çon fëmijët në orën 8:00 dhe i merr në orën 15:00. Ministrja ka kërkuar gjithashtu që punonjësit të tregojnë empati dhe qasje njerëzore, duke u shprehur se “sa të futeni te institucioni e derisa të dilni, ju duhet të...