Ministrja Ibrahimaj në shkollën profesionale “Mihal Shahini” në Cërrik: 60% e të diplomuarve gjejnë punë

Ministrja Ibrahimaj në shkollën profesionale “Mihal Shahini” në Cërrik: 60% e të diplomuarve gjejnë punë

Arsimi profesional po tërheq gjithnjë e më shumë të rinj sepse bashkon mësimin me praktikën, teknologjinë dhe tregun e punës. Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj ishte sot në shkollën profesionale “Mihal Shahini” në Cërrik, ku të rinjtë që zgjedhin bujqësinë dhe veterinarinë mësojnë në laboratorë, serra, përdorin teknologji të reja dhe njohuritë e marra në shkollë i zhvillojnë më tej përmes praktikës në biznes. Sipas ministres Ibrahimaj rezultati është konkret, pasi mbi 60% e të diplomuarve gjejnë një vend pune, ndërsa të tjerë zgjedhin të vijojnë studimet në universitet. “Arsimi profesional po rritet dhe ka një arsye për këtë, sepse shkolla profesionale nuk është vetëm bankë dhe libër. Shkolla profesionale është praktikë, është profesion, është lidhje direkte me teknologjinë dhe me tregun e...