Ministrja e Shëndetësisë: Spitali i Gjirokastrës synon të kthehet në qendër reference për traumatologjinë dhe ortopedinë
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu, së bashku me ministren e Arsimit, Mirela Kumbaro, vizituan Spitalin Rajonal të Gjirokastrës, ku nga afër panë investimet e realizuara në infrastrukturë dhe diskutuan me stafin mjekësor për zhvillimin e mëtejshëm të shërbimeve shëndetësore dhe menaxhimin e burimeve njerëzore. Gjatë vizitës, ministrja Spahiu u ndal tek transformimi i ambienteve dhe modernizimi i strukturave të spitalit, duke theksuar se investimet nuk do të kufizohen vetëm në infrastrukturë, por do të shoqërohen me zgjerimin e shërbimeve të specializuara për qytetarët e rajonit. Ajo bëri të ditur se spitali disponon katër salla kirurgjie, të cilat do të vihen në funksion të specialiteteve të ndryshme, përfshirë ortopedinë, kirurgjinë e përgjithshme, ORL-në dhe okulistikën. Sipas Spahiut, standardet e reja të krijuara në...
Burimi:
argjiroja.net