Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro: Viti i ri shkollor, forcim i komunikimit mësues-nxënës-prindër

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro: Viti i ri shkollor, forcim i komunikimit mësues-nxënës-prindër

Në prag të nisjes së vitit të ri shkollor 2026-2027, ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro deklaroi se fokusi këtë vit do të jetë te shkolla më miqësore, më të sigurta dhe më pranë nxënësve e familjeve. Në një postim në rrjetet sociale, Kumbaro shprehet se në qendër të punës së përbashkët do të jetë çdo ditë forcimi i komunikimit mësues-nxënës- prindër. “Paralelisht, do të vijojë angazhimi për edukim të qëndrueshëm përmes gjuhës së huaj, lëndëve STEM, promovimit të jetesës dhe ushqimit të shëndetshme dhe ndërgjegjësimit mjedisor”, tha Kumbaro. “Prioritet i veçantë do vijojë të jetë parandalimi i dhunës, bullizmit në shkolla, përmes këndeve “Stop Dhunës”, ekipeve antibullizëm dhe bashkëpunimit të ngushtë mes shkollës, nxënësve dhe prindërve”, vijoi ajo. Ministrja Kumbaro tha se “përtej orarit mësimor,...